×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Video

    Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës

    Reporteri
    07 Shkurt 2026 | 11:51

    Rusia në orët e hershme të mëngjesit nisi një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, gjë që shkaktoi ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në shumicën e rajoneve, raportoi operatori shtetëror Ukrenergo.

    Mes shumë sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës gjatë natës, janë goditur edhe depo logjistike në rajonin e Kievit.

    Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, zjarri ende po vazhdon. Zona e zjarrit është shumë e madhe, prandaj janë dërguar njësitë shtesë. Shpëtimtarë nga pothuajse i gjithë rajoni, si dhe nga qyteti i Kievit, po punojnë për të shuar zjarrin.

    Ministri ukrainas i Energjetikës, Denys Shmyhal deklaroi se forcat ruse kanë synuar nënstacionet me tension të lartë prej 750 kilovolt dhe linjat e transmetimit prej 330 kilovolt, të cilat përbëjnë kornizën kryesore të rrjetit energjetik ukrainas.

    Janë goditur gjithashtu edhe objektet prodhuese, përfshirë termocentralet Burshtin dhe Dobrotvir në Ukrainën Perëndimore.

    DTEK, kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, raportoi se pajisjet në termocentralet e saj pësuan “dëme të konsiderueshme”. Kompania e quajti këtë sulm si të 220-in që nga fillimi i pushtimit të plotë rus. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!