×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Konjufca: Për UÇK-në jemi bashkë – humbet kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë

    Reporteri
    10 Shkurt 2026 | 13:07

    Glauk Konjufca ka deklaruar se kushdo që përpiqet të ndryshojë të vërtetën për UÇK-në, do të dështojë.

    Ai u shpreh se shpreson që të gjithë të gjykuarit të dalin të pafajshëm dhe theksoi se grindjet politike mes partive nuk lidhen me luftën për liri.

    Konjufca nënvizoi se për UÇK-në, ata mbeten të bashkuar.

    “Kushdo që do me e ndryshu të vërtetën tonë, me e godit atë, humb. Shpresoj dhe uroj që të gjithë ata që po gjykohen do të dalin të pafajshëm, për UÇK-në jemi bashkë. Të gjitha ato që kanë ndodhur në skenën politike nga viti 2010, mes LDK-së dhe PDK-së apo mes VV-së, kanë qenë në kuadër të betejave politike në parlament, grindjet tona nuk mendoj që kanë qenë për luftën e UÇK-së apo vullnetin e popullit tonë për liri”, u shpreh Konjufca.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!