×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklaratat përmbyllëse

    Mbrojtja e Thaçit sot i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

    Reporteri
    11 Shkurt 2026 | 7:23

    Do të vazhdojë edhe sot seanca në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

    Ditën e sotme, fjalët përfundimtare do t’i thotë mbrojtja e Hashim Thaçit.

    Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se sot në orën 09:00 do të nis deklaratën përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Gjatë ditës së djeshme, në përmbylljen e deklaratave, Prokuroria folin për rolin e të akuzuarve dhe tha se Thaçi kishte gënjyer disa herë ndërkombëtarët, duke kërkuar që të merren me rezerva pretendimet e mbrojtjes për rolin e të akuzuarve në UÇK.

    Mbrojtësi i viktimave, ndërkaq, tha se pret që në vendimin për këtë rast të dëgjohet zëri i viktimave. Gjatë deklaratës u tha se viktimat pësuan dëme fizike që u tejkaluan, por “dëmi psikologjik ua ndryshoi jetën”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!