×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Hagë

    Mishetiq: Parashtrimet e Prokurorisë si analizë e një filmi të shkruar nga dikush që s’e ka parë

    Reporteri
    11 Shkurt 2026 | 10:47

    Avokati Lluka Mishetiq, mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka vijuar me paraqitjen e deklaratave përmbyllëse duke drejtuar kritika ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

    Ai ka theksuar para trupit gjykues se në dosjen e Prokurorisë, sipas tij, janë anashkaluar prova që kundërshtojnë pretendimet dhe argumentet e ngritura nga akuza.

    Mishetiq ka deklaruar se parashtrimet përfundimtare të ZPS-së, sipas vlerësimit të tij, japin përshtypjen e një filmi të shkruar nga dikush që s’e ka parë atë.

    “Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një kronikë apo analizë e një filmi të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”.

    Në fjalën e tij Hyrëse, Mishetiq ka deklaruar se Hashim Thaçi është i pafajshëm.

    “Më lejoni të fillojë duke thënë se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Kjo është pikënisja e juaj kur të filloni kuvendimet për marrjen e vendimit. Në këtë pikë të procedurës është i pafajshëm pasi ligji u kërkon juve ta prezumoni at të pafajshëm, më besoni apo jo kam dëgjuar kryetarë të Tribunaleve Ndërkombëtare të japin fjalime kur e keqkuptojnë këtë gjë kur thonë se konstatimi i pafajësisë kur thonë se është i pafajshëm. Kjo mënyrë keqkupton procesin e tërë të gjykimeve penale ndërkombëtare. Përpara jush keni katër burra për të cilët ligji thotë se duhet t’i prezumoni të pafajshëm”, tha mes tjerash avokati i Thaçit.

    /Reporteri.net/

    Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!