×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Sulmi me 10 viktima në shkollën në Kanada, autorja është një transgjinore 18-vjeçare

    Reporteri
    11 Shkurt 2026 | 16:15

    Personi i dyshuar si autor i sulmit vdekjeprurës në Tumbler Ridge Secondary School, në British Columbia të Kanadasë, është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare.

    Sipas raportimeve të publikuara nga Juno News, mediumi ka folur me xhaxhain e të dyshuarës, Russell G. Strang, i cili ka konfirmuar identitetin e saj.

    Nga sulmi mbetën të vdekur 10 persona, përfshirë edhe autoren e dyshuar.

    Po sipas të njëjtit burim, në një llogari publike në YouTube që besohet se i përket Jesse Strang shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”.

    Autoritetet kanadeze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

    Të shtëna me armë në një shkollë në Kanada, 9 të vdekur dhe 25 të plagosur

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!