×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Pas kërkesës së Trump, Turqia ul ndjeshëm blerjet e naftës ruse

    Reporteri
    16 Shkurt 2026 | 18:03

    Pjesa e naftës ruse në importet totale të Turqisë ka pësuar rënie të ndjeshme në fund të vitit 2025, pas presionit të ushtruar nga SHBA për uljen e varësisë nga Moska.

    Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës në Turqi, në shtator 2025 nafta nga Russia përbënte 61,1% të totalit të importeve të naftës së vendit. Megjithatë, pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij turk Recep Tayyip Erdoğan, si dhe kërkesës së Uashingtonit për reduktimin e importeve nga Rusia, kjo përqindje ra në 33,7% në muajin dhjetor.

    Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se importet totale të naftës së Turqisë ranë nga 1,6 milionë tonë në 985 mijë tonë gjatë kësaj periudhe. Një pjesë e konsiderueshme e sasisë së munguar u zëvendësua me naftë nga Iraku.

    Ndërkohë, Turqia ka nënshkruar marrëveshje për kërkime dhe shpime nafte me kompani të mëdha ndërkombëtare si Chevron dhe ExxonMobil, ndërsa pritet edhe një marrëveshje me BP, në kuadër të përpjekjeve për diversifikimin e burimeve energjetike.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!