Hillary Clinton ka akuzuar administratën e presidentit Donald Trump për një “mbulim” (cover-up) lidhur me mënyrën si ka trajtuar dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein.
“Nxirrini dosjet. Po i zvarrisin me qëllim,” tha ish-sekretarja amerikane e shtetit për BBC-në në Berlin, ku mori pjesë në forumin vjetor World Forum.
Shtëpia e Bardhë këmbënguli se, duke i publikuar dosjet, ata kanë bërë “më shumë për viktimat sesa demokratët ndonjëherë”.
Kur u pyet nëse Andrew Mountbatten-Windsor duhet të paraqitet para një komisioni të Kongresit, Hillary Clinton tha: “Mendoj se kushdo që thirret për të dëshmuar duhet të dëshmojë.”
Të përmendesh në dosje nuk do të thotë se ke bërë shkelje. Andrew gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje.
Miliona faqe të reja që lidhen me Epstein u bënë publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) më herët këtë muaj, pasi Kongresi miratoi një ligj që kërkon publikimin e materialeve që lidhen me hetimet ndaj tij.
Epstein vdiq në një qeli burgu në New York më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza për trafikim seksual, pa mundësi lirimi me kusht. Kjo ndodhi më shumë se një dekadë pasi ai ishte dënuar për kërkim prostitucioni nga një e mitur, për çka ishte regjistruar si abuzuese seksual.
Clintonët pritet të paraqiten para komitetit. Bill Clinton do të paraqitet më 27 shkurt, ndërsa Hillary Clinton një ditë më parë.
Një votim i planifikuar për t’i shpallur Clintonët në shpërfillje të Kongresit u shty pasi ata pranuan të dëshmojnë. Do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para një paneli të Kongresit që nga viti 1983.
Bill Clinton – i cili përmendet disa herë në dosjet e Epstein ishte njohur me Epsteinin, i cili vdiq në burg në vitin 2019, por thotë se kishte ndërprerë kontaktet me të para dy dekadash.
Clintonët kanë kërkuar që seanca të jetë publike dhe jo me dyer të mbyllura. /Reporteri.net/