×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Mbledhja e Qeverisë

    Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 8:03

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje solemne në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

    Kurti në fjalimin e tij ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

    “Sot, në  këtë ditë feste, Nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila  do ta bëjë gjykimin e drejtë. Ky vit i pavarësisë na gjen në fillim të mandatit të ri qeverisës. Punët që na presin janë të shumta por i lartë është qëllimi që kemi para vetës”, tha Kurti ndër të tjera në fjalën e tij.

    Po sot, në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë”  që ka për qëllim të shprehë qëndrimin kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe do të jetë një tubim paqësor dhe gjithëpërfshirës, me kërkesën për drejtësi të paanshme.

    Ky marsh mbahet në kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.

    Mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova për krimet e pretenduara, ndërsa Prokuroria kërkoi që ata të shpallen fajtorë.

    Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!