Në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj sish-krerëve të UÇK-së, deklaratat përmbyllëse është duke i dhënë mbrojtës i viktimave, Sajmon Loz.
Loz shtoi se mbrojtja e viktimave nuk është munduar të vërtetojë lidhjen mes viktimave dhe konkretisht Rexhep Selimit, por edhe të akuzuarve të tjerë.
Ai tha se nuk e kanë obligim të vërtetojnë akuzat ndaj të akuzuarve, por kanë sjellë prova që janë marrë nga ekspertët.
“Nuk është puna jo që të vërtetojmë akuza kundër zotit Selimi, kjo është puna e Prokurorisë. Dhe ne nuk jemi përpjekur të bëjmë një gjë të tillë me provat që janë marrë nga ekspertët”, tha ai në seancë. /Reporteri.net/