Hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafikim me Narkotik, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Gjakovë mbi bastisjen e një shtëpie (banese) dhe objekteve përcjellëse që ndodhen në qytetin e Gjakovës, pronë e të dyshuarit Mashkull/Kosovar (2004).
Gjatë bastisjes në cilësi të provave janë gjetur dhe konfiskuar;
“Substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë në peshë rreth 1009.35 gram, Substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë rreth 4.14 gram, Një armë automatike, Një karikator me 24 fishekë të kalibrit 9x19mm, Dy karikatore me 20 fishekë të kalibrit PPU 32, Para të gatshme, 1175 euro, 200 franga zvicerane, 1 dollar amerikan, 200 lek dhe 100 rubla ruse, Një telefon i markës Iphone, një telefon i markës Iphone i dëmtuar. Një peshore elektrike, Një fletore me shënime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Për të gjeturat gjatë bastisjes është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, i cili ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Postimi i plotë: