×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Arrestimi i ish-princit Andrew, Policia tregon për çka dyshohet – po kryhen kontrolle

    Reporteri
    19 Shkurt 2026 | 11:20

    Policia e Thames Valley ka dalë me deklaratë për arrestimin e ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, vëllait të Mbretit Charles III.

    Në deklaratën e lëshuar, Policia nuk e ka përmendur me emër Andrew, por vetëm ka thënë se ka arrestuar një burrë rreth të 60’ve për keqpërdorim detyre si dhe po kryen kontrolle në dy lokacione, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    “Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë rreth të gjashtëdhjetave nga Norfolk, nën dyshimin për keqpërdorim detyre në funksion publik, dhe po kryejmë kontrolle në adresa në Berkshire dhe Norfolk”, thuhet në deklaratë.

    Sipas Policisë, Andreë ndodhet ende në ndalim policor në këtë moment.

    “Ne nuk do ta bëjmë publik emrin e personit të arrestuar, sipas udhëzimeve kombëtare. Ju lutemi gjithashtu të keni parasysh se kjo çështje tani është aktive, ndaj duhet treguar kujdes me çdo publikim”, vazhdon deklarata.

    Zëvendësdrejtori i Policisë, Oliver Wright, tha tashmë kanë hapur hetim për këtë çështje.

    “Pas një vlerësimi të plotë, ne tani kemi hapur një hetim lidhur me këtë pretendim për shpërdorim detyre në funksion publik. Është e rëndësishme të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë vepër të dyshuar penale. E kuptojmë interesin e madh publik për këtë çështje dhe do të japim përditësime në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.

    Arrestimi vjen pasi policia tha se po shqyrtonte një ankesë mbi ndarjen e dyshuar të materialeve konfidenciale nga ish-princi me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!