×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Video

    Ushtria amerikane godit një anije në paqësorin lindor, tre të vrarë

    Reporteri
    21 Shkurt 2026 | 8:16

    Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një anije në Oqeanin Paqësor lindor, si pasojë e së cilës humbën jetën tre burra.

    Operacioni u bë publik përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e paraqiti aksionin si një sukses në luftën kundër trafikut të drogës, duke theksuar përpjekjet për shkatërrimin e anijeve që dyshohen për përfshirje në tregtinë e paligjshme të narkotikëve në atë rajon.

    Në një mesazh në rrjetin social X, ushtria deklaroi se anija “ishte e përfshirë në operacione të trafikut të narkotikëve”.

     

    Detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo rrethanat e plota të operacionit nuk janë bërë ende publike.

    Ndryshe, vrasjet e së premtes e çojnë në të paktën 148 numrin e viktimave nga sulmet e administratës Trump ndaj anijeve në Oqeanin Paqësor lindor dhe Detin e Karaibeve, në rreth 43 sulme të kryera nga ushtria amerikane që nga fillimi i shtatorit. /Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!