×
  • Lajme
  • Raporto
  • Mjekësi / Detajet

    Pagesë prej 3 euro për familjarët përcjellës të pacientëve të shtrirë në QKUK

    Reporteri
    23 Shkurt 2026 | 15:15

    Në media sot është raportuar se në QKUK është vendosur pagesa prej 3 euro për familjarët e pacientëve të shtrirë në këto klinika.

    Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka reaguar e shqetësuar pas vendosjes së pagesës prej 3 euro për këtë.

    Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brenda spitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve.

    “PRAK vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që: forcojnë kapacitetet e personelit, përmirësojnë shërbimet mbështetëse dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët”, thuhet mes tjerash në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësimin lidhur me vendosjen e pagesës ditore për familjarët/përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

    PRAK thekson se përcjellësi nuk është vizitor, por shpesh pjesë e domosdoshme e kujdesit ndaj pacientit. Familjarët ndihmojnë në sigurimin e barnave dhe analizave jashtë institucionit publik, ushqyerje, higjienë, mobilizim dhe mbështetje emocionale, veçanërisht për fëmijët, pacientët e moshuar, kronikë ose me kufizime funksionale.

    Vendosja e një pagese për këtë rol krijon barrë shtesë për familjet, prek në mënyrë disproporcionale kategoritë e ndjeshme dhe rrezikon të penalizojë një mekanizëm mbështetës që vet sistemi e konsideron të nevojshëm.

    PRAK vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që:

    forcojnë kapacitetet e personelit,
    përmirësojnë shërbimet mbështetëse,
    dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët.

    PRAK i bën thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brenda spitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve. Një institucion që dëshiron të punojë drejtë, qasja e tij fillon duke adresuar nevojat e njerëzve për shërbime, e jo duke i sanksionuar ato.

    Pacienti nuk duhet të ndëshkohet për faktin që ka nevojë për mbështetje.
    Me respekt,
    PRAK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!