×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Reshjet e dendura të borës lënë më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në ShBA

    Reporteri
    23 Shkurt 2026 | 22:57
    Foto: Reuters

    Që nga pasditja e së hënës, më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese në verilindje të SHBA-së janë pa energji elektrike për shkak të stuhisë së fortë të borës, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Shteti më i prekur është Massachusetts, me gati 300 mijë shtëpi e biznese pa energji, përfshirë 85% të konsumatorëve në Barnstable County, i cili përfshin Cape Cod dhe zonat përreth, sipas poweroutage.us.

    Edhe New Jersey është goditur rëndë, me 125 mijë shtëpi e biznese pa energji. Shtete të tjera të prekura përfshijnë Delaware dhe Rhode Island.

    Më shumë se 5 mijë e 600 fluturime drejt dhe nga SHBA-ja janë anuluar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!