×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    ShBA evakuon pjesërisht Ambasadën në Bejrut, shkaku i rritjes së tensioneve

    Reporteri
    23 Shkurt 2026 | 23:46

    Ambasada amerikane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka njoftuar të hënën se ka urdhëruar largimin e personelit qeveritar jo-emergjent dhe anëtarëve të familjeve të tyre për shkak të “situatës së sigurisë në Bejrut”.

    Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se ambasada mbetet funksionale me stafin bazë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    “Ne e vlerësojmë vazhdimisht situatën e sigurisë dhe, bazuar në shqyrtimin tonë më të fundit, vendosëm se është e arsyeshme të reduktojmë praninë tonë vetëm në personelin thelbësor. Ambasada mbetet funksionale me stafin bazë në vend. Kjo është një masë e përkohshme që synon të sigurojë mbrojtjen e personelit tonë, duke ruajtur njëkohësisht aftësinë tonë për të vepruar dhe për të ndihmuar qytetarët amerikanë.”

    Vendimi vjen pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, ku presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje për programin bërthamor.

    Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Izrael, pa dhënë ndonjë arsye.

    Burime nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, kanë thënë për BBC se së paku 50 anëtarë të stafit të Ambasadës së SHBA-së janë urdhëruar të largohen. 32 anëtarë të stafit dhe familjet e tyre janë larguar nga Bejruti qysh të hënën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!