Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se shprehja e tij e famshme “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”, vlen edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Sipas tij, asnjë president nuk është zgjedhur pa pjesëmarrjen ose pa rolin vendimtar të LDK-së në nisjen e procesit.
“Unë besoj shumë që po, s’ka ndodhë që me u zgjedhë ndonjë president, pa pjesëmarrjen ose pa e shkaktuar LDK-ja procesin. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së e coj në zgjedhje me 28 dhjetor”, ka thënë Haziri në T7.
Ai është shprehur se do të dëshironte arritjen e një konsensusi më të gjerë politik për zgjedhjen e presidentit, duke përmendur mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive kryesore parlamentare.
“Do të doja shumë që të mbërrihet një konsensus më i gjerë për president. Do të arrihet me bashkëpunim mes partive politike, qoftë LVV-LDK, qoftë LVV-PDK”, ka shtuar Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.



