×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Video

    Raketa godet një shkollë në Iran, raportohet se 40 nxënëse janë vrarë

    Reporteri
    28 Shkurt 2026 | 13:42

    Po vijnë raportet e para për viktimat civile pas sulmeve ajrore të gjera amerikano-izraelite në territorin e Iranit.

    Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 40 nxënëse.

    Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se një raketë izraelite goditi një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën Hormozgan në jug të Iranit, shkruan skynews.

    Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, objektivi i sulmit ishte shkolla “Shajereh Taybeh”. Në kohën e goditjes, në turnin e mëngjesit po merrnin mësim rreth 170 vajza nxënëse

    Mediat iraniane thonë se shkolla ishte goditur direkt nga sulmi. Ekipet e shpëtimit ishin në terren, duke punuar për të larguar rrënojat dhe për të ofruar ndihmë atyre që mbijetuan.

    Gjithashtu raportohet se 48 nxënëse janë lënduar dhe se po marrin trajtim mjekësor në sptaile.

    Ndryshe, Irani në bashkëpunim me SHBA-në ka nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!