Pas Reuters, edhe CNN raporton se Izraeli ka konfirmuar se udhëheqësi suprem i Iranit u vra në sulmet e së shtunës, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen.
Një nga burimet tha se Izraeli kishte siguruar një foto të trupit të pajetë të Ajatollah Ali Khameneit. Burimi i dytë tha se po përgatitet një njoftim zyrtar.
Më herët gjatë mbrëmjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka shumë shenja se Khamenei “nuk është më me ne”.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se presidenti dhe udhëheqësi suprem i Iranit janë “të sigurt dhe shëndoshë e mirë”. Por Khamenei nuk është parë në publik ose në video që nga fillimi i sulmeve./Reporteri.net/