Mediat e huaja raportojnë se është vrarë ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, gjatë sulmeve ajrore të fundit ndaj Teheranit.
Sipas raportimeve, Ahmadinejad është vrarë si pasojë e një sulmi që ka goditur zonën ku ndodhej ai, ndërsa në sulm kanë humbur jetën edhe disa nga truprojat e tij. Mediat citojnë burime sigurie dhe raportime nga media iraniane dhe izraelite.
Ahmadinejad ishte president i Iranit nga viti 2005 deri më 2013 dhe njihej për qëndrimet e tij të ashpra kundër Perëndimit dhe Izraelit.
Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar të pavarur, ndërsa zhvillimet po ndiqen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar.
/Reporteri.net/