×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump nuk e përjashton dërgimin e trupave amerikane në Iran, nëse paraqitet nevoja

    Reporteri
    02 Mars 2026 | 17:19

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lënë të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, nëse kjo do të jetë e nevojshme, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Trump ka thënë se nuk ndikohet nga sondazhet, referuar sondazhit të Reuters/Ipsos, që tregoi se 43% e amerikanëve nuk i përkrahin sulmet ndaj Iranit.

    “Nuk kam hezitime sa i përket dërgimit të trupave në terren…Unë them ‘ndoshta nuk ka nevojë për to’ ose ‘nëse do të ishin të nevojshme.’”, ka deklaruar Trump.

    Ai tha se nuk mund t’i lejohet Iranit që të ketë armë bërthamore.

    “Shiko, pavarësisht nëse sondazhet janë të ulëta apo jo, mendoj se sondazhet ndoshta janë në rregull. Por nuk është çështje sondazhesh. Nuk mund t’i lejoni Iranit, një vend që është drejtuar nga njerëz të çmendur, të ketë një armë bërthamore.”

    Trump tha se beson që “njerëzit janë shumë të impresionuar” me veprimet ushtarake të SHBA-së në Iran./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!