Pas takimit me grupin parlamentar të LDK-së, deputeti Besian Mustafa është pyetur nga gazetarët edhe për emrin e Glauk Konjufcës që u përmend sot në media për president, por ai tha se nuk ka deri tani asnjë kandidatur zyrtare për të.

“VV s’ka marrë veprim të tillë për Glauk Konjufcën”, shtoi tutje ai.

“Nuk mund të përgjigjem përderisa nuk kemi një kandidaturë zyrtare”, shtoi ai.

Reklamë

Sipas Mustafës, presidenti s’mund të zgjidhet pa partinë në pushtet, por që s’është propozuar asnjë emër nga ana e tyre.

“LDK ka vetëm 15 deputetë, vetëm LDK s’mund të formojë 30 nënshkrime. Partia në pushtet s’ka propozuar emër deri tani. Deri tani s’kemi marrëveshje politike”, tha ai ndërsa foli edhe për emrin e Glauk Konjufcës që u përmend si kandidat për president.

/Reporteri.net/