×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kancelari gjerman thotë se është në të njëjtën linjë me Trump për ta rrëzuar “regjimin e tmerrshëm në Iran”

    Reporteri
    03 Mars 2026 | 18:24

    Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se është “në të njëjtën linjë” me Presidentin e ShBA’së, Donald Trump, përsa i përket rrëzimit të regjimit në Iran, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Merz e bëri këtë deklaratë nga Zyra Ovale, pas takimit me Trump.

    “Jemi në të njëjtën linjë për të hequr këtë regjim të tmerrshëm në Teheran. Dhe do të flasim për ditën pas kësaj, çfarë do të ndodhë më pas”, ka deklaruar Merz.

    Ai ka thënë se shpreson që lufta të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Të gjithë shpresojmë që kjo luftë të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, shpresojmë që ushtria izraelite dhe ajo amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta sjellë këtë në një fund dhe për të pasur, me të vërtetë, një qeveri të re në vend, e cila po kthehet tek paqja dhe liria”, ka thënë Merz.

    Merz gjithashtu tha se do të bisedojë me Trump për një marrëveshje tregtare SHBA-Gjermani, të cilën, shtoi ai, “do të dëshironte që të ishte në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Kancelari gjerman theksoi se lufta në Ukrainë është gjithashtu në agjendën e tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!