Medalja e artë e holandezes Jutta Leerdam në Lojërat Olimpike Dimërore ishte vetëm pikënisja e përfitimeve të saj. Sportistja e garave të shpejtësisë në patinazh fitoi 1 milionë dollarë vetëm pse zbërthente uniformën, duke treguar reçipetat sportive të markës Nike.
Së fundi, para ka sjellë edhe tuta e saj, që u ble në një ankand online për 195 mijë euro. Uniforma e Jutta-s është blerë nga një holandez, i cili për ta bërë të tijën ka bërë 19 oferta që nisën nga 9,102 euro. Gara për ta marrë këtë suvenir u bë e fortë në ditën e fundit të saj.
Jutta Leerdam ka shtuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, që do të sjellin të tjera përfitime për 27-vjeçaren. Ajo është e fejuar me youtuber-in dhe aktorin amerikan Jake Paul./Tv Klan