Dogana e Kosovës, ka njoftuar për zbulimin e mallrave të padeklaruar në Han të Elezit, pikë kufitare në të cilën, janë paraqitur për kontroll disa kamionë të ngarkuar me automjete, për të cilët paraprakisht ishin paraqitur deklaratat përkatëse për procedurën e zhdoganimit.

Në njoftim shtohet se, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se, ndonëse pesha e ngarkesës përputhej me atë të deklaruar, në dokumentacion nuk ishte përfshirë një pjesë e mallit, përkatësisht sistemi i shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.

‘’ Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, është vlerësuar në rreth 27,000 euro’’, shtohet nga Dogana mes tjerash.

Reklamë