Ndërsa stadiumet moderne të futbollit sapo kanë filluar të kalojnë shifrën prej një miliard eurosh për ndërtim, në Azi ka nisur një projekt gjigant që do të kushtojë plot 28 miliardë funte (rreth 32 miliardë euro).
Bëhet fjalë për stadiumin e ri Trong Dong në Hanoi të Vietnamit, i cili pritet të bëhet arena sportive më e madhe në botë. Guri i themelit u vendos më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa punimet tashmë kanë nisur.
Kur të përfundojë, stadiumi do të ketë kapacitet prej 135,000 ulësesh, duke e bërë zyrtarisht stadiumin më të madh të futbollit në botë. Ky projekt synon t’i hapë rrugën Vietnamit për të organizuar ngjarje madhore si Kupa e Botës, Kupa e Azisë dhe, mbi të gjitha, Lojërat Olimpike.
Sipas planit, stadiumi pritet të përfundojë në gusht të vitit 2028, ndërsa i gjithë kompleksi – që përfshin zona rezidenciale, objekte biznesi dhe qendra të tjera sportive – do të përmbyllet deri në vitin 2035.
Kostoja prej 28 miliardë funte (32 milionë euro) nuk i referohet vetëm stadiumit, por të gjithë projektit urban dhe sportiv./Telegrafi