×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve ndaj Iranit

    Reporteri
    04 Mars 2026 | 10:57

    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës.

    Ministri i Jashtëm Wang Yi theksoi qëndrimin e Kinës për zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale përmes “dialogut dhe konsultimeve”, gjatë telefonatës me Gideon Sa’ar të Izraelit, thuhet në një deklaratë nga ministria të martën në mbrëmje, shkruan Reuters.

    “Negociatat e fundit midis Iranit dhe SHBA-së kanë shënuar përparim të dukshëm, i cili mori parasysh edhe shqetësimet e sigurisë së Izraelit. Me keqardhje, ky proces është ndërprerë nga sulmet ushtarake”, thuhet në deklaratë.

    Kina “bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe daljen jashtë kontrollit. Përdorimi i forcës nuk mund t’i zgjidhë vërtet problemet. Përkundrazi, do të krijojë të reja dhe do të lërë pasoja të rënda”, thuhet në deklaratë.

    Deklarata theksoi se Kina kundërshton sulmet e nisura nga Izraeli dhe SHBA-të kundër Iranit.

    Kina mbështetet shumë te shtetet arabe të Gjirit për importet e saj të energjisë, të cilat tani janë nën kërcënim për shkak të luftës së vazhdueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!