Kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, se e bombardoi Iranin “nga inati”, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Këtë deklarata, ai e ka bërë përmes një postimi në platformën “X”.
“Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si një transaksion pasurish të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetin, pritshmëritë jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë. Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, ka deklaruar Araghchi.
Sipas tij, Trump “tradhtoi” diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën president.
“Zoti Trump tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën”, ka shkruar ai./Reporteri.net