Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit.

Para këtij takimi, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca është pyetur nëse do jetë kandidat për president, por që i njëjti s’u përgjigj.

“A je emër konkret për presidentin,” “A jeni kandidat për president”, ishin pyetjet e gazetarëve drejtuar Konjufcës, por që ai zgjodhi vetëm të qesh.

Reklamë

Emri i Glauk Konjufcës, si kandidat për president nga radhët e VV-së u përmend gjatë ditës së djeshme.

/Reporteri.net/