Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, në një konferencë për media, ka dhënë detaje mbi konfliktin me Iranin.
Hegseth ka thëë se Amerika po fiton në mënyrë “vendimtare” dhe “shkatërruese”.
“Qëndroj sot para jush me një mesazh të pakundërshtueshëm për Operacionin “Tërbimi Epik” tha Hegseth. “Amerika po fiton. Në mënyrë vendimtare, shkatërruese dhe pa mëshirë”, shtoi ai.
Hegseth thotë se rezultatet gjatë katër ditëve të fundit kanë qenë “të jashtëzakonshme dhe historike në të vërtetë”.
“Janë të shkatërruar, dhe e dinë vetë”, shtoi ai duke iu referuar regjimit iranian.
Ai thekson se forcat amerikane kanë filluar të “ndjekin, çmontojnë, demoralizojnë, shkatërrojnë dhe mundin” kapacitetet e regjimit.
Hegseth shtoi se udhëheqësit iranianë do të shikojnë lart dhe do të shohin vetëm “fuqinë ajrore amerikane dhe izraelite” derisa SHBA dhe Izraeli të vendosin se lufta ka përfunduar./Reporteri.net/