Dy ditë më parë, Mossi bashkë me disa persona tjerë sulmuan fizikisht gazetarin Burim Pacolli.
Në pamjet e publikuara në internet, shihet se si të dyshuarit e rrëzojnë për tokë gazetarin dhe e godasin me shqelma. Rasti ka ndodhur në një nga lagjet e Prishtinës, në “Ulpianë”, në afërsi te “Rrethi i Flamurit”.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës sot kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se Mossi dhe dy personat tjerë të dyshuar janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, tre të dyshuarit po hetohen në drejtim të veprave penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kane ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 t[ KPRK-s[, “Kanosje” sipas nenit 181 te KPRK-se, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës. Në këtë drejtim Prokurori i shtetit është duke i ndermarre te gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, thuhej në përgjigjen e Prokurorisë për Reporteri.net.
Gazetari Burim Pacolli u sulmua të hënën e 2 marsit, ndërsa kërcënimet në drejtim të tij në rrjete sociale nga reperi Mossi ishin të vazhdueshme.
/Reporteri.net/
“E shohim prap shpejt”, reperi Mossi nga arratia kërcënon sërish Burim Pacollin
Reklamë