Kryetari i PDK-së me të dalë nga Kuvendi, pasi kishin mbajtur takimin me grupin parlamentar të partisë, tha se qëndrimet mbesin të njëjta.

Hamza theksoi se PDK-ja s’ka pasur vija të kuqe ndërsa përmendi sërish se duhet të ketë marrëveshje politike.

“Qëndrimi mbetet i njëjtë. PDK ka konsistencë, s’kemi pasë vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë me votu një kandidat nëse do të ishte nga familja Jashari. E vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thënë që duhet ët ketë marrëveshje politike, që të kemi president të zgjedhur të propozuarin nga radhët e PDK-së”, tha Hamza.

Reklamë

“Pa marrëveshje paraprake nuk ka votë të PDK-së”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se s’është takuar me Kurtin në Kuvend.

Ndërsa sa i përket një seance të mundshme për sonte, Hamza tha se s’kanë marrë ndonjë njoftim.

/Reporteri.net/