Barcelona ka marrë një goditje të dyfishtë pas ndeshjes kundër Atlético Madridit në Kupën e Mbretit, duke humbur dy mbrojtësit e krahut, Jules Kounde dhe Alejandro Balde.

Edhe pse katalanasit fituan takimin, ata nuk arritën të kualifikoheshin në finale dhe tashmë duhet të bëjnë llogaritë pa dy lojtarë titullarë për të paktën një muaj.

Kounde pësoi një tërheqje muskulore në pjesën e pasme të kofshës që në minutën e 12-të, dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave për 4 deri në 5 javë. Në pjesën e dytë, edhe Balde u detyrua të linte lojën për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë, me një kohë rikuperimi të ngjashme.

Reklamë

Klubi blaugrana konfirmoi përmes rrjeteve sociale se të dy futbollistët do të humbasin të gjitha sfidat e muajit mars.

Rikthimi i tyre pritet të bëhet vetëm në fillim të muajit prill, pas pauzës së kombëtareve.