Albulena Haxhiu, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka thirrur për sonte një konferencë për media.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të nisë në ora 18:30 dhe do të mbahet në hollin e Kuvendit.

Kjo dalje para mediave vjen pas propozimit të Lëvizja Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë kandidat për President të ri të vendit.

Reklamë

Ndërkohë, teksa afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit po i afrohet skadimit, Kuvendi ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht thirrjen e seancës për këtë proces.