Është publikuar video nga momenti kur Melinda rrëzohet në koncert.
Reperja Melinda Ademi e ka filluar fuqishëm karrierën muzikore, shkruan lajmi.net.
Ajo sot është ndër emrat e pëlqyer te publiku të cilët mblidhen për ta parë teksa performon në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.
Së fundmi po qarkullon një video në të cilën artistja shihet në një moment të sikletshëm, rrëzohet derisa po këndonte.
Por, nuk është hera e parë që ajo bëhet horë në skenë pasi raste të tilla ka pasur edhe më herët sikurse ky më lart kur asaj i bie parukeja.