Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar në një konferencë për media se kjo parti i ka ofruar edhe  presidentes aktuale Vjosa Osmani nënshkrimet për të kandiduar për një mandat të dytë, por Osmani nuk e ka pranuar këtë ofertë.

“Si Lëvizje i kemi ofruar edhe presidentes, zonjës Vjosa Osmani për kandidaturën e saj, edhe pse siç e dimë nga asnjë subjekt tjetër politik nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe kemi pas deklarata publike në këtë rast të PDK-së që nuk e mbështet Osmanin për presidente”, ka thënë Nagavci shkruan Gazeta Onlien Reporteri.net.

“Meqenëse zonja Osmani nuk e ka pranuar këtë ofertë, tani duke marrë parasysh dinamikat aktuale, edhe kohën e shkurtër, deri nesër në orën 24 për të zgjedhur presidentin, por edhe numrat e subjekteve të tjera që nuk kanë numër të mjaftueshëm të deputetëve për të siguruar 30 nënshkrime”, ka theksuar ajo.

Reklamë

Ajo ka thënë se VV vazhdojmë të jenë të gatshëm t’i ofrojmë nënshkrimet e deputetëve të tyre për subjektet e tjera për të ofruar kandidaturat e tyre potenciale.

“Ne kemi të drejtë të nominojmë edhe një kandidat. Arsyeja është pikërisht në tendencën frymën tonë të bashkëpunimit, qasjen konstruktive edhe ndaj partive opozitare. Me synimin që t’i shmangim edhe një palë zgjedhje. LDK-së e PDK-së u mungojnë votat. PDK tetë vota për 30 nënshkrime … LDK 15 nënshkrime. Jemi të gatshëm të ofrojmë nënshkrime e presim të dalin me emra konkret e të vazhdojmë me garë si vazhdohet me frymë Kushtetutës”, është shprehur Nagavci.

Ajo tha se janë të gatshëm ta bëjnë këtë për të evituar zgjedhjet.

Nagavci, shtoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i detyron deputetët të qëndrojnë në sallë.

Ajo tha se nëse deputetët e PDK, LDK e AAK dhe të tjerët vendosin mos të respektojnë këtë obligim si deputetë, atëherë LVV është e gatshme për zgjedhje.

Reklamë

Ajo thotë se ky nuk është vullneti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse deputetët e PDK, LDK,AAK vendosin mos të respektojnë këtë obligim të tyre si deputet, për të mundësuar funksionalitetin e shtetit. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të reja përkundër se kjo nuk është vullneti jonë”, ka thënë ajo.

Ajo tha për shkak të mungesës së një kandidati konsensual, VV ka propozuar Glauk Konjufcën.

“Ne e kemi kandidatin tonë dhe tani presim nga PDK dhe LDK që të paraqesin kandidaturat e tyre,” tha Nagavci, duke theksuar se partia është e gatshme të forcojë nënshkrimet edhe për partitë e tjera për të mundësuar një proces zgjedhor të drejtë.

Reklamë

Ajo tha se Konjufca është kandidati i cili e ka mbështetjen më të madhe qytetare.