Nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani sërish i kanë reaguar Lëvizjes Vetëcendosje, pas deklarateve nga disa zyrtarë të kësaj partie se kanë qenë dhe janë të gatshëm të ia japin presidentes aktuale 30 nënshkrime për kandidimin edhe për një mandat tjetër.

Këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitia i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu e cila tha se Osmani mund të shkojë në Kuvend e të matet me të propozuarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Vitia ka thënë se VV po e dëshmon se e kanë parë presidenten Osmani si kundërshtare dhe se nuk kanë pasur votë për të.

Reklamë

“Me këtë ju po e pranoni që s’keni pasur asnjë votë për Presidenten Osmani, dhe se presidenten e keni konsideruar kundërshtare.”, ka shkruar ajo.

Përplasjet ndërmjet Presidencës dhe Vetëvendosjes nisën pas deklaratës së shefes së deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci e cila tha se kjo parti ia kishte ofruar nënshkrimet por, Osmani nuk e kishte pranuar ofertën, pretendim që u demantua nga Presidenca.

Shefja e stafit të Osmanit, Learta Hollaj e quajti “gënjeshtër” deklaratën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, se partia e saj ia kishte ofruar Osmanit 30 nënshkrimet e nevojshme për të garuar, por se ajo e kishte hedhur poshtë mundësinë.

“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si presidente e Kosovës”, shkroi në Facebook Hollaj.

Reklamë