Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleatët evropianë e mbështesin Presidentin amerikan në veprimet për shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore dhe raketore të Iranit.
Rutte theksoi se Irani ishte afër të arrinte kapacitete bërthamore dhe raketore, gjë që do të përbënte kërcënim jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Izraeli, por potencialisht edhe për Evropën.
Ai shtoi se mbështetja ndaj Shteteve të Bashkuara për këtë veprim është e përhapur gjerësisht midis aleatëve evropianë dhe partnerëve të NATO-s.
“Ne e dimë se Irani ishte afër të arrinte kapacitete bërthamore dhe kapacitete raketore, të cilat do të përbënin një kërcënim jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe, natyrisht, për Izraelin, por potencialisht edhe për Evropën. Mendoj, dhe shoh se kjo mbështetje është e përhapur gjerësisht në Evropë dhe tek aleatët, që ne mbështesim presidentin në shkatërrimin e asaj kapaciteti, ashtu siç arritën të bëjnë amerikanët”, tha ai.
/Reporteri.net/