Nga 6 deri më 8 mars në Linz të Austrisë do të zhvillohet gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix që do të mbledhë rreth 482 garues nga 59 shtete dhe 6 kontinente.

Kosova do të përfaqësohet nga Fatjona Kasapi (-52kg) dhe Laura Fazliu (-63kg).

Federata e Xhudos njofton se vajzat do të jetë nën udhëheqjen e trajnerës Majlinda Kelmendi.

Reklamë

Fatjona do të ndeshet ditën e premte, kurse Laura ditën e shtunë.