Këshilltari i Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se nga votat e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani arriti t’i ketë dy pozitat e larta shtetëtore, atë të Kryeparlamentares dhe si presidente.
Zulfaj tha se asnjë figurë e Vetëvendosjes nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
Në postimin e tij në Facebook, Zulfaj shkruan se Osmani u ngrit politikisht përmes LDK-së, por s’arriti të marrë poste të larta shtetërore pa mbështetjen e VV-së.
Sipas Zulfajt, Vjosa u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 dhe më pas presidente në vitin 2021 përmes koalicionit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo. Ai ka shkruar se në zgjedhjet e dhejtorit të vitit 2025, koalicioni i njëjti fitoi më shumë vota pa Osmani, pasi Kurti dhe Konjufca dolën dy deputetët më të votuar.
Postimi i plotë:
Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
1.
Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.
Vjosa nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ngritur si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, gjatë kohës sa ishte në LDK, ajo nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre e që në listë ja dhanë numrin 81.
Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi. Negociatat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu.
Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 si rezultat i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar.
/Reporteri.net/