Kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani që parashohin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.
Sipas saj, këto amendamente synojnë të eliminojnë ngërçet që po pengojnë funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve.
Haxhiu tha se i bashkohet thirrjes së presidentes për votimin e këtyre amendamenteve kushtetuese.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar Haxhiu.
Osmani pak më parë bëri të diturhttps://reporteri.net/lajme/osmani-i-procedon-ne-kuvend-amandamentet-kushtetuese-per-zgjedhje-te-drejtperdrejte-te-presidentit-le-te-flase-populli/ se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
Ajo ftoi të gjitha partitë që t’i votojnë këto amandamente, ndërsa shtoi se tani e tutje “le të flasë populli”.
/Reporteri.net/