Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Irani ka kërkuar falje dhe është dorëzuar para fqinjëve të Lindjes së Mesme, duke premtuar se nuk do të sulmojë më vendet e rajonit. Ai lidh këtë zhvillim me sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit.
Trump e përshkroi Iranin tani si “Humbësi i Lindjes së Mesme”.
“Irani nuk është më “Ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, përkundrazi, ata janë “Humbësi i Lindjes së Mesme” dhe do të jenë të tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot, Irani do të goditet shumë rëndë!” tha Trump.
“Sot Irani do të goditet shumë rëndë. Po shqyrtohet seriozisht shkatërrimi i plotë dhe vdekja e sigurt për disa zona dhe grupe njerëzish, të cilat deri në këtë moment nuk ishin konsideruar si objektiva, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit”, ka shkruar Trump.
