×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Video

    Ndërtesa e lartë qeveritare e Kuvajtit goditet nga dronët iranian

    Reporteri
    08 Mars 2026 | 16:09

    Flakët përfshiu një ndërtesë qeveritare të Kuvajtit në orët e para të së dielës, pas një sulmi me dron iranian.

    Pamjet tregojnë një zjarr të madh që përfshiu ndërtesën shumëkatëshe, përpara se shërbimet e emergjencës ta vinin zjarrin nën kontroll.

    Institucioni Publik për Sigurimet Shoqërore, i cili drejton faqen e qeverisë, tha më parë në mediat sociale se ambientet e tij kryesore ishin shënjestruar “duke rezultuar në dëme materiale në ndërtesë”.

    Ndryshe pas sulmeve amerikano-izraelite mbi pozicionet iraniane, pothuajse i tërë rajoni në Lindjen e Mesme ka ngritur alarmin e sigurisë nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme nga Irani.

    Në anën tjetër edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar sulmet ajrore mbi Teheran, ku ushtria izraelite njoftoi se ka goditur rafineritë e naftës. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!