Kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi, është tallur me operacionin e ShBA’së, duke e quajtur “Operacioni Gabimi Epik”, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Ai ka folur edhe mbi rritjen e madhe të çmimeve të naftës, duke thënë se Irani është “plotësisht i përgatitur”.
“Ne e dimë se SHBA po komploton kundër objekteve tona të naftës dhe bërthamore me shpresën për të përmbajtur një goditje të madhe inflacioni”, shkroi Araghchi në X.
Sipas tij, operacioni i SHBA’së ka dështuar.
“Edhe ne kemi shumë surpriza”, ka shtuar Araghchi./Reporteri.net