Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth derisa po flet para gazetarëve ka thënë se si ish-veteran, lufta kundër regjimit iranian “e prek drejtpërdrejt”.
“Brezi ynë e kupton këtë luftë,” thotë ai, duke shtuar se për vite me radhë forcat iraniane “kanë vrarë shokët tanë” përmes grupeve të tyre të ndërmjetme dhe “sulmeve frikacake”.
Ai thotë se regjimi iranian po nxiton drejt ndërtimit të një bombe bërthamore, por Presidenti Donald Trump “nuk do ta lejojë këtë”.
Hegseth thotë se forcat iraniane po “i shënjestrojnë qëllimisht civilët e pafajshëm”, sepse e dinë se forcat e tyre po “dobësohen dhe po shkatërrohen sistematikisht”.
“Irani është i vetëm dhe po humb keq,” thotë ai.
/BBC/Reporteri.net/