×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë thotë se Trump “nuk përjashton opsionet” në luftën me Iranin, përfshirë vendosjen e trupave atje

    Reporteri
    10 Mars 2026 | 20:04

    Presidenti amerikan, Donald Trump, “nuk përjashton opsionet” në luftën me Iranin, përfshirë vendosjen e trupave amerikane në këtë vend, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Në një konferencë për media, Leavitt tha se Trump ka folur disa herë për këtë.

    “Sa i përket trupave në terren, presidenti ka folur për këtë disa herë. Mençurisht, ai nuk përjashton opsionet si komandant i përgjithshëm. Prandaj, përsëri, do të hezitoj të konfirmoj ndonjë gjë që një demokrat në Kongres thotë tani për mendimin e presidentit,” u shpreh Leavitt për gazetarët.

    Ajo dukej se po i referohej komenteve që senatorët demokratë, përfshirë Richard Blumenthal, i bënë më herët gjatë ditës.

    “Duket se jemi në një rrugë drejt vendosjes së trupave amerikane në terren në Iran për të arritur ndonjë nga objektivat e mundshme këtu,” tha Blumenthal pas një briefingu për Iranin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!