×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Merkel do të vlerësohet me Urdhërin Evropian të Meritës nga PE, çmimi i parë i këtij lloji

    Reporteri
    11 Mars 2026 | 10:42
    Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel

    Ish-Kancelarja Angela Merkel është ndër të parat që nderohet me Urdhërin e ri Evropian të Meritës akorduar nga Parlamenti Evropian. Çmimi njeh, ndër të tjera, kontributin e saj në integrimin evropian.

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel do të vlerësohet me urdhërin më të lartë evropian të meritës. Ajo i bashkohet radhëve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish-Presidentit polak Lech Walesa.

    Sipas Parlamentit Evropian, urdhëri, i prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, nderon individë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në integrimin evropian ose në promovimin e vlerave evropiane. Është çmimi i parë evropian i këtij lloji që jepet nga një institucion i BE-së.

    Çmim me disa nivele

    Merkel, Zelensky dhe Walesa marrin nderimin më të lartë. Çmime të tjera u takojnë kryesisht ish-presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së, ose, për shembull, ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet. Personalitete nga sporti dhe kultura gjithashtu nderohen me Urdhërin e Meritës.

    Gjatë kohës së saj si kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021, Merkel vlerësohej si menaxherja e krizave të Evropës. Ajo mori pjesë në më shumë se 100 samite të krerëve të shteteve dhe qeverive dhe mbikëqyri, ndër të tjera, krizën financiare, Brexit dhe pandeminë e koronavirusit./DW

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!