×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Dokument

    Mandelson kërkoi nga Thesari mbi 600 mijë euro pasi u shkarkua si ambasador në ShBA

    Reporteri
    11 Mars 2026 | 15:44

    Ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Peter Mandelson, kishte kërkuar qindra mijëra euro pasi ishte shkarkuar nga kjo pozitë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Një email në dokumente tregon se Mandelson nisi negociatat pasi u shkarkua si ambasador në SHBA, duke kërkuar nga Thesari një pagesë prej 547,201 paundësh, që i bie rreth 634 mijë euro.

    Një tjetër email tregon se Thesari ra dakord për një marrëveshje prej 75,000 paundësh me Mandelson.

    Tutje, thuhet se ai mori një pagesë të veçantë të largimit prej 34,670.50 paundësh.

    Mandelson u arrestua para disa javësh nën dyshimin për shpërdorim detyre, pas dokumenteve të publikuara nga dosja Epstein. Ai u lirua më pas./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!