×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Sulmi izraelit vret dy akademikë në universitetin libanez

    Reporteri
    12 Mars 2026 | 23:46

    Dy akademikë u vranë nga një sulm ajror izraelit në një universitet në jug të kryeqytetit të Libanit, Bejrut. Këshilli i ministrave i Libanit tha se sulmi kishte në shënjestër Universitetin libanez në Hadath, duke vrarë dekanin e fakultetit të shkencave Houssein Bazzi dhe anëtarin e fakultetit Mortada Srour.

    Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit njoftoi se të dy akademikët ishin në oborrin e jashtëm të shkollës në kohën e sulmit.

    Kryeministri libanez, Nawaf Salam, e ka dënuar sulmin e supozuar ndaj universitetit, duke e quajtur atë një shkelje të ligjeve ndërkombëtare që ndalojnë shënjestrimin e institucioneve arsimore.

    Ai u shprehu ngushëllime familjeve, studentëve dhe kolegëve të akademikëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!