Katër ushtarakë amerikanë u vranë kur një aeroplan ushtarak i furnizimit me karburant KC-135 u rrëzua në Irakun perëndimor, konfirmoi sot Komanda e ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM).
Sipas një deklarate nga CENTCOM, avioni u rrëzua dje rreth orës 14:00, përcjell në shqip gazeta online Reporteri.net.
Në bordin e avionit ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit, katër prej të cilëve janë konfirmuar të vdekur. Operacionet e kërkim-shpëtimit për anëtarët e mbetur të ekuipazhit janë duke vazhduar.
“Nuk bëhet fjalë për sulm”
Ushtria amerikane tha se po heton ende rrethanat e aksidentit. Megjithatë, sipas informacioneve të deritanishme, rrëzimi i avionit nuk ishte rezultat i zjarrit apo i një incidenti me forcat e veta.
“Rrethanat e incidentit janë duke u hetuar. Megjithatë, humbja e avionit nuk u shkaktua nga zjarri armik apo zjarri miqësor”, tha CENTCOM.
Ushtria amerikane nuk i ka publikuar ende identitetet e ushtarëve që kanë vdekur. Emrat e tyre do të bëhen të ditur vetëm pasi familjet e tyre të njoftohen për vdekjen e tyre.
Four Confirmed Deceased in Loss of U.S. KC-135 Over Iraq
TAMPA, Fla. – At approximately 2 pm ET on March 12, a U.S. KC-135 refueling aircraft went down in western Iraq. Four of six crew members on board the aircraft have been confirmed deceased as rescue efforts continue.
The…
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 13, 2026
11 ushtarë amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i luftës
Kjo e çoi në 11 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite me Iranin.
Kujtojmë se Pentagoni konfirmoi të dielën se numri i ushtarëve amerikanë të vdekur u rrit në shtatë, pasi u konfirmua vdekja e një tjetri, i cili u vra në një sulm iranian në një bazë ushtarake saudite ku ishin të vendosur ushtarë amerikanë.
Të shtunën, Presidenti Donald Trump mori pjesë në kthimin e trupave të gjashtë amerikanëve të parë të vrarë në luftë, në një ceremoni solemne në Bazën Ajrore të Doverit në shtetin e Delaware./Reporteri.net/