×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Hegseth thotë se sot do jetë numri më i madh i sulmeve amerikane mbi Iranin

    Reporteri
    13 Mars 2026 | 13:36

    Sekretari amerikan i Mbrojtes, Pete Hegseth, ka deklaruar se sot do të jetë numri më i madh i sulmeve amerikane mbi Iranin, raporton NBC News, pëcjell Reporteri.net.

    Hegseth i tha gazetarëve se ritmi dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, do të përcaktohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    “Siç kam thënë që nga fillimi, Presidenti Trump mban kartat. Ai do të përcaktojë ritmin, tempo-n dhe kohën e këtij konflikti”, ka deklaruar Hegseth.

    “Sot do të jetë edhe një herë, numri më i madh i sulmeve që Amerika ka kryer mbi qiellin e Iranit dhe Teheranit. Numri i fluturimeve luftarake dhe i valëve të sulmeve me bombardues, më i larti deri tani, duke u rritur dhe vetëm duke u rritur”, shtoi ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!